Basketboll

RAHOVECI ZYRTARIZON TRANSFERIN E PARALAJMËRUAR NGA ASISTI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka zyrtarizuar përforcimin e parë të huaj në afatin kalimtar dimëror.

AsistiOnline.com ditë më parë ekskluzivisht e kishte paralajmëruar këtë ardhje tek Rahoveci dhe ashtu në fakt edhe doli.

Njoftimi zyrtar nga KB Rahoveci:

“Jabari Craig nga sot e tutje edhe zyrtarisht “bardhë e kaltër”. Kanadezi tashmë është rrugës për në Kosovë, teksa nesër pritet edhe prezantimi në “Mizahir Isma”. Jabari luan në pozitën “qendër”, ndërsa është i gjatë 208 cm, ku së fundi ishte pjesë e skuadrës nga superliga rumune, Focsani. Ai pritet të jetë ndihmë e madhe për klubin tonë në garat kampionale dhe kompeticionet tjera ku marrim pjesë”, thuhet në njoftim.

Ky është përforcimi i dytë i Rahovecit në afatin kalimtar dimëror, pas vendorit Altin Morina dhe “vreshtarët” nuk pritet të ndalen me kaq.

Komentet janë të mbyllura.