Basketboll

EKSKLUZIVE: DËSHTON MARRËVESHJA, POST NUK VJEN TE PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër se e zyrtarizuan si lojtarin më të ri të tyre, Keanau Post nuk do të luaj për Pejën.

AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin pejan, ka mësuar eksluzivisht se qendra kanadeze, Keanau Post nuk do të jetë pjesë e KB Peja për shkaqe familjare të cilit i ka bërë të ditura vetë lojtari, përkundër se u zyrtarizua si lojtar i këtyre të fundit.

Kanadezi 27 vjeçar dhe i gjatë 210cm ishte zyrtarizuar nga pejanët natën e Vitit të Ri, por që nuk do ta ketë fatin të debutojë me Pejën.

Klubi pejan tashmë është hedhur në “gjueti” tashmë për afrimin e një qendre tjetër në ekip.

Komentet janë të mbyllura.