Basketboll

REKORD PERSONAL PËR HARDENIN, QË I SJELLI FITOREN HOUSTONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – James Harden po vazhdon me performancat senzacionale në NBA, duke e ndihmuar edhe ekipin e tij drejt fitoreve.

Kësaj radhe Rockets kanë triumfuar ndaj Atlantas me rezultatin 115-122. Përderisa, Harden ka arritur edhe triple-double’in e 44-të në karrierë. Harden tash pozicionohet në vendin e 8 sa iu përket triple double-ve në histori të NBA-së.

Harden shkëlqeu në takimin e djeshëm me 41 pikë, 10 kërcime e 10 asistime.

Në anën tjetër edhe tek Atlanta, Trae Young arriti triple-double(42pk, 13krc, 10ast).

https://m.youtube.com/watch?v=xPnxUirONJY

Komentet janë të mbyllura.