Basketboll

FERONIKELI: NDRYSHIME TË THEKSUARA PËR TË MBIJETUAR!

Mbetën pa lojtarin kryesor - Arti Hajdari. U përforcuan...

(AsistiOnline) – Pasi bëri revolucion sezonin e kaluar duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Ligës së Parë dhe statusin e anëtarit të Superligës për më pak se një vit nga themelimi, KB Feronikeli nuk arriti që të prezantohet ashtu ndoshta edhe si është pritur pasi pjesën e parë të kampionatit e përmbylli në pozitën e shtatë me 5 fitore dhe 11 humbje. Dy prej këtyre fitoreve ishin edhe befasitë më të mëdha të vjeshtës.

Nikli fillimisht mposhti Rahovecin duke i shkaktuar disfatën e parë vjeshtore. Madje fitorja e skuadrës së ekipit të Petrit Zeqirit ndaj vreshtarëve ishte historike edhe për faktin se ishte fitorja e tyre e parë në Superligë e të gjitha kohëve ndërsa për befasinë e dytë më të madhe u përkujdesën në ndeshjen e xhiros së fundit vjeshtore duke e mposhtur Bashkimin në Prizren. Me këtë fitore, skuadra nga Drenasi e cila të gjitha ndeshjet e vjeshtës i luajti jashtë palestrës së vet që po rinovohet, arriti t’i shmanget pozitës së 8 dhe të parafundit e cila sivjet po ashtu largon nga elita.

Gjatë afatit kalimtar nga roli i trajnerit u largua Petrit Zeqiri i cili u emërua ndihmës i Jeronimo Sarinit tek Peja ndërsa rolin e trajnerit tek Nikli në sezonin pranveror do ta ushtrojë Fikret Shatri ndërsa si përforcime në skuadër erdhën Ergin Grosha, Fisnik Juniku, Arbër Sinani dhe Ajuda Nyëesh.

 

Komentet janë të mbyllura.