Basketboll

SHOQATA E GJYQTARËVE TË KOSOVËS LËSHON KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës ka lëshuar komunikatë për media në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në basketbollin e kosovës sa i përket gjykimit të ndeshjeve.

SHGJBK ka dërguar në adresën zyrtare të AsistiOnline.com, një email zyrtarë e të bashkangjitur në të, komunikatën për media të cilën ju sjellim origjinale dhe të plotë e pa ndërhyrje:

Informatë për media.

“Të nderuar gazetar sportdashës e në veçanti ju të Basketbollit.
Na lejoni me anë të kësaj shkrese të ju informojmë për situatën momentale që është duke ndodhur me basketbollin në Kosovë e në veçanti raportet FBK-SHGJFBK (Shoqata Gjyqtarëve te Kosovës).

Siç e dini edhe ju që kampionati i Basketbollit të Kosovës stinori pranveror starton sot me 11.01.2020.
Kampionati në Basketboll 2019/2020 pra starton sot por PA gjyqtarët Kosovar! Por është për çuditje se si te luhet ndeshja e basketbollit pa gjyqtarë! Gjyqtarë në fakt do të ketë por janë nga vendet e rajonit si Malit të zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ne gjyqtaret kosovar nuk jemi duke u paguar qe njëzet e një (21) xhiro.

Andaj kemi mbajtur takim ne si bord me krerët e FBK-së me 16.12.2019 ku kemi parashtruar kërkesat tona të përbëra nga 3 pika, të cilat janë:
1) Të mos fillojmë gjykimin për sezonën 2019/2020 për deri sa borxhi ndaj secilit gjyqtar të shlyhet në tërësi.
2) Nga muaji që fillojmë të paguhemi të mos të ketë vonesa në pagesa siç ka ndodh deri me tani.
3) Nëse buxheti vjetor i FBK-se lejon, të ketë një ngritje simbolike ne taksen e Superligës.

Që nga ajo datë mendojmë se FBK kishte mjaftë kohë të gjente ndonjë zgjidhje për të dalë nga kjo situatë aspak e mirë për FBK, ne si gjyqtare, e ne veçanti për basketbollin e Kosovës.

Vendimin të cilin e kemi marrë për të mos gjykuar deri sa të paguhen borxhet tona, vjen si pasojë e një periudhe tri vjeçare, ku për tërë këtë kohë i kemi mirëkuptuar, por duke qene te mirëkuptues jemi neglizhuar dhe kemi mbet në harresë, sa që në mbledhjen që kemi mbajtur me drejtuesit e FBK-së, na u është thënë që borxhet tjera të FBK-së janë më prioritare dhe me shifra të larta sa që ju gjyqtarët nuk jeni për momentin prioriteti ynë.
Duhet të dini që të gjitha ndeshjet kryhen me mjetet tona vetanake, ku në mesin tonë kemi gjyqtarë të papunë, kemi bartës të familjeve, kemi studentë, etj, andaj është e papërballueshme që me muaj të tërë të shpenzojmë paratë tona dhe të familjarëve tanë, ose edhe në rastet më të rënda të hyhet edhe në borxhe për të mbajtur vijueshmërinë e ligës.
FBK ka bërë një zgjidhje duke ftuar gjyqtarë nga rajoni duke i paguar me shuma deri 3 herë më shumë se neve. Taksa për ndeshje e gjyqtarëve që do gjykojnë ndeshjet në Kosovë është 200-250€ ku ekstra këtyre kanë të paguar udhëtimin (cent për kilometër) fjetjen dhe ushqimin nëpër hotele luksoze.
Çuditërisht nuk mund të na paguajnë neve 80€, ku në këtë shumë janë të përfshira udhëtimi, ushqimi dhe ndalesat (trust-tatim). Ndërsa kanë keqinformuar dhe FIBA-n, Dapartment Referee duke i u thëne që bojkoti i gjyqtarëve ka ardhur si pasojë e kërkesave për kushte më të mira dhe nuk i kanë informuar që bëhet fjalë për borxhe, duke rrezikuar kështu 4-shen e gjyqtarëve ndërkombëtarë me suspendim edhe pse vendimin e ka mare SHGJFBK, por të rrezikohet mundi, sakrifica dhe investimi me vite të tëra kjo sdo fort koment.

Vlen të ceket se deri më tani asnjëherë nuk jemi kontaktuar nga kryetari i FBK-së. Pas 4 muaj gjykim ne kemi qenë ata të cilët kemi kërkuar takim dhe të njoftohemi mbi gjendjen e krijuar.
Të vetmit që kanë kontaktuar me ne, ishte sekretarja E.Dushku dhe komisari i garave F.Kurshumliu, i cili ne çdo mënyrë ka tentuar të gjej ndonjë zgjidhje për të dal nga kjo krizë.
E vetmja zgjidhje që na u është ofruar, ndonëse jo zyrtarisht por vetëm gojarisht, ka qenë pritja sepse borxheve do t’ju vije radha, duke premtuar nga muaji në muaj, e që nuk e kemi pranuar sepse nuk është vërejtur as edhe një lëvizje e vetme konkrete në këtë drejtim, madje kryetari ka zgjedhur në mënyre vetjake të marr përsipër sjelljen e të gjyqtarëve të huaj, të paguaj shuma tre fish më të larta, ndërsa neve e vetmja zgjidhje ka qenë pritja.

Ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi ata që shantazhojmë ose vendosim kushte për të gjykuar ndeshjet, por mendojmë se është shumë normale që ti kërkojmë parat tona për ndeshjet qe i kemi gjykuar por nuk jemi paguar, si dhe ndeshjet të cilat i gjykojmë të kompensohemi me kohë”.

Ju faleminderit
SHGJFBK

Komentet janë të mbyllura.