Basketboll

BEFASIA E VITIT: LIPJANI SHPARTALLON BASHKIMIN NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pa pikë dyshimi  befasia më e madhe e stinorit në Superligën e Basketbollit të Kosovës, ka ndodhur sonte në Prizren.

Mysafirët nga Lipjani, kanë mposhtur, madje thellë 64-83, vendasit e Bashkimit që në fakt ishin favorit apsolut para nisjes së sfidës, por që në parket nuk doli kështu.

Mysafirët e Lipjanit me përforcimet e reja të skuadrës në janar, arritën që pothuajse në çdo periodë të kenë epërsi ndaj Bashkimit(15-26, 13-23, 13-17), ndërsa ekipi Illmen Bajrës sonte u kapërdie vetëm në çerekun e fundit(23-17), por që ishte i pamjaftueshëm për fitore.

Tre lojtarë e udhëhoqën Lipjanit drejt fitores së parë sezonale sonte, Tamas Bruce me 28 pikë, Warren Winson me 24 pikë si dhe kapiteni Fazli Vitia realizoi 13 sosh.

Tek Bashkimi s’mjaftuan për triumf, Terik Brigdeman me 24 pikë e Corey Ross me 14 pikë.

Ishte kjo fitorja e parë sezonale e Lipjanit, që ju jep shpresa mbijetese. Ndërsa, Bashkimi sonte pësoi disfatën e 6 të stinorit.

 

Komentet janë të mbyllura.