Basketboll

ÇFARË JAVE – VETËM NJË FAVORIT FITOI, LIDERIT I RREZIKOHET POZITA

Prishtinë(AsistiOnline) – Vikendin që lamë pas, ka nisur edhe stinori pranveror në elitën e basketbollit kosovar.

Ndeshje të jashtëzakonshme na dha xhiro e 19-të, me vetëm një favorit që fitoi. Ndërsa favoritët e tjerë në letër para ndeshjeve u mposhtën.

Të shtunën u zhvilluan dy takime, ku Golden Eagle Ylli shënoi fitore të lehtë ndaj Feronikelit me rezultat 106:71 (24:16, 29:17, 32:11, 21:27). Tash Golden Eagle Ylli ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Feronikeli pesë fitore dhe 12 humbje. Në po të njëjtën ditë, Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës në derbin e ditës me rezultat 96:92 (20:23, 30:25, 20:19, 26:25). Tash Ponte Prizreni tani ka 10 fitore dhe shtatë humbje, kurse Peja nëntë fitore dhe tetë humbje.

Ndërsa të dielën u zhvilluan dy takimet e fundit, ku Rahoveci ka fituar derbin e javës, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 70:57 (17:4, 16:13, 20:22, 17:18). Rahoveci tani ka 12 fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina 13 fitore dhe katër humbje. Dhe në sfidën e fundit, Lipjani ka shënuar fitoren e parë në Superligë, duke mundur në udhëtim Bashkimin me rezultat 64:83 (15:26, 13:23, 13:17, 23:17).

Pas javës së 19-të, renditjes tabelare në elitën kosovare i prinë Sigal Prishtina me 30 pikë e pasuar nga Rahoveci që ka 29 pikë, pastaj Bashkimi e Golden Eagle Ylli me nga 28 pikë. Ponte Prizreni në pozitën e pestë me 27 pikë, pastaj Peja me 26 sosh. Në pozitën e shtatë Feronikeli me 22 pikë, në pozitën e tetë Trepça me 20 pikë dhe i fundit Lipjani me 18 pikë.

Komentet janë të mbyllura.