Basketboll

RAHOVECI VAZHDON PERFEKT, PA TELASHE NDAJ NIKLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka arritur edhe fitoren e dytë me radhë në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

“Vreshtarët” edhe pse në cilësinë e mysafirit, kanë arritur që në “Mizahir Isma” të mposhtin lehtë Feronikelin me rezultat të përgjithshem 72-104.

Skuadra rahoveciane e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 12-18, derisa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, 14-42, duke shkuar në pushim me rezultat 26-60. Rahoveci në periodën e tretë humbi 17-55, ndërsa në të fundën skuadrat luajtën baraz 29-29, që s’ndikuan asgjë në fitoren e merituar të Rahovecit.

Te Rahoveci në fitore sonte u dalluan, Alban Veseli me 25 pikë, Joshua McFolley me 22 pikë, Jabari Craig me 13 pikë, si dhe Atik Koshi e Darrell Davis me nga 10 pikë.

Tek Nikli s’mjaftuan për triumf, Fisnik Juniku me 21 pikë e Kareem Storey me 11 sosh.

Ishte kjo fitorja e 13 e Rahovecit, karshi 5 disfatave sivjet. Ndërsa, Feronikeli tash ka 13 humbje e 5 fitore.

Komentet janë të mbyllura.