Basketboll

DERBI I DITËS NË THERANDË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pa dyshim që derbi i ditës së parë nga xhiro e 20-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet në Therandë.

Bëhet fjalë për ndeshjen që do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Skuadra therandase ka 12 fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e tretë me 30 pikë, kurse mitrovicasit kanë katër fitore dhe 13 humbje dhe momentalisht janë në pozitën e tetë.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.