Basketboll

ME SFIDË INTERESANTE, HAPET XHIRO E FUNDJAVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në basketboll hapet sot me ndeshjen që luhet në Rahovec.

Bëhet fjalë për sfidën që do të zhvillohet në mes të Rahovecit dhe Lipjanit. Vreshtarët ndodhen në vendin e dytë me 13 fitore dhe pesë humbje, kurse lipjanasit kanë një fitore dhe 17 humbje.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.