Basketboll

XHIRO ME “PRODHIM VENDOR”, RAHOVECI KTHEN POZITËN E LIDERIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Vikendin që lamë pas, është luajtur xhiro e 21-të e Superligës së Basketbollit të Kosovës.

Përpos ndeshjeve interesante që u luajtën, ajo që bije në sy është edhe rikthimit i referëve vendorë nga bojkoti një javor e gjysmë.

Si zakonisht të shtunën u zhvilluan dy takime, ku Rahoveci ka shënuar fitoren e radhës në Superligë, duke mundur Lipjanin me rezultat 97:76 (22:12, 22:26, 29:18, 24:20). Rahoveci ka 14 fitore dhe 5 humbje, kurse Lipjani një fitore dhe 18 humbje.

Në ndeshjen derbi të së shtunës, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 90:83 (26:21, 26:20, 16:23, 22:19). Golden Eagle Ylli tani ka 13 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Trepça katër fitore dhe 14 humbje.

Të dielën, Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 96:83 (31:22, 24:19, 26:22, 15:20). Ponte Prizreni tani ka 11 fitore dhe tetë humbje, kurse Feronikeli pesë fitore dhe 14 humbje.

Dhe në fund padyshim që çershia mbi tortë ishte kryederbi i basketbollit kosovar, ku në një ndeshje të jashtëzakonshme, Peja ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 82:76 (22:7, 29:25, 19:27, 12:17). Peja tani ka 10 fitore dhe tetë humbje, kurse Sigal Prishtina 14 fitore dhe 5 humbje, aq sa ka edhe Rahoveci.

Tash renditjes tabelare i prinë Rahoveci me 33 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë. Pastaj renditet Ylli me 32 pikë, Ponte Prizreni e Bashkimi në pozitat 4/5 me nga 30 pikë, Peja në pozitën 6 me 28 pikë, Feronikeli në pozitën 7 me nga 24 pikë, Trepça në pozitën 8 me 22 pikë, si dhe i fundit Lipjani me 20 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.