Basketboll

BIBL: SHTYHET NDESHJA NË MES TË RAHOVECIT E VLLAZNISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e vlefshme për Ligën Ballkanike në mes të skuadrës kosovare Rahoveci dhe asaj shqiptare, Vllaznia – Shkodër është shtyer.

Njoftimin për shtyerjen e kësaj sfide e ka publikuar skuadra e Rahovecit nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook:

Shkresa pa ndërhyrje:

Ndeshja me Vllazninë e Shkodrës në kuadër të Ballkan Ligës është shtyer për më vonë. Me kërkesë të klubit mysafir dhe në frymë të bashkëpunimit të ndërsjelltë, e kemi pranuar si të mirëqenë kërkesën e tyre.Për çdo informatë të re sa i përket datës së zhvillimit të ndeshjes, do të njoftoheni me kohë’’, thuhet në njoftimin e klubit rahovecianë.

Ndeshja ndërmjet Rahovecit dhe Vllaznisë, ishte e parapara të luhej nesër në Rahovec.

Komentet janë të mbyllura.