Basketboll

MVP I XHIROS 20 NË ASIST 407: JA DOUBLE – DOUBLE I URIM ZENELAJT, PIKËT DHE KËRCIMET (VIDEO)

Prishtinë (AsistiOnline.com) – Pas fitores senzacionale të ndaj Pejës në ndeshjen e parë të sezonit pranverorë, Ponte Prizreni pasi paraqitje mjaftë të mirë edhe në ndeshjen e mesjavës së kaluar kundër Sigal Prishtinës në kryeqytet bardhezinjët nga Prizreni patën edhe një paraqitje mjaftë mirë.

Edhe në këtë duel sikurse në atë ndaj Pejës, Urim Zenelaj ishte individi më i i dalluar tek skuadra e tij, duke e përmbyllur duelin me double – double, 20 pikë e kërcyer plotë 13 herë ndërsa shpërndaru edhe 4 topa për bashkëlojtarët.

Pas kësaj përformanse fantastike, Urime Zenelaj zuri vend në pesëshën e javës së xhiros 20 në ASIST, njëherësh u shpall MVP i kësaj xhiroje.

Urimi ishte afër të shpallët MVP edhe në xhiron e 19-të, por për një pikë këtë epitet i’a kishte marrë, Tamas Bruce i Lipjanit.

Në videon e më poshtme e keni të përmbledhura të gjitha pikët dhe kërcimet e Urim Zenelajt në duelin ndaj Sigal Prishtinës.

 

Shikim të këndshëm….

[embedyt] https://www.youtube.com/watch?v=lQJCVWed9a0[/embedyt]

Komentet janë të mbyllura.