Basketboll

MVP I XHIROS 21 NË ASIST 407: JA GJITHA PIKËT E PËRMBLEDHURA NË NJË VEND TË DARDAN BERISHËS NDAJ SIGAL PRISHTINËS (VIDEO)

Prishtinë (AsistiOnline.com) – Superderbin e madh të basketbollit kosovar që u zhvillua pasditën e dielës së kaluar në Karagaq ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës lojtari më i dalluar ishte, Dardan Berisha, i cili në ndeshjen e dytë dhe fitoren e parë pas rikthimit në Karagaq ishte lider i skuadrës me 26 pikë, prej tyre 6 treshe nga 10 tentime ndërsa shtoi edhe 3 kërcime e 4 asistime. Dardani ishte perfekt nga vija e gjuajtjeve të lira duke shënuar të gjitha 4 tentimet.

Dardan Berisha pas kësaj përformanse siguroi një vend në pësëshën më të mirë të xhiros 21 në ASIST dhe njëkohësisht u shpall MVP i kësaj xhiroje.

Në videon e mëposhtme, mund ti shikoni në mënyrë të përmbledhur të gjitha pikët e realizuara nga Dardan Berisha në duelin ndaj ish-skuadrës së tij, Sigal Prishtinës.

Shikim të këndshëm…..

 

[embedyt] https://www.youtube.com/watch?v=KZzD4mYprqc[/embedyt]

Komentet janë të mbyllura.