Basketboll

NUK MJAFTON DONCIC, CLIPPERS MPOSHTIN DALLASIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e vetme e mbrëmjes dje në NBA, ka qenë tejet interesante.

Bëhet fjalë për sfidën në mes të Dallasit dhe Clippers, të cilën e fituan këta të fundit me rezultat të ngushtë 107-110.

Clippers fituan nën-dirigjimin e Kawhi Leonard që realizoi double-double 36 pikë e 11 kërcime, por u dallua edhe Landry Shamet me 18 pikë.

Në anën tjetër, Luka Doncic që për një asist nuk realizoi triple-double(36pk, 10 krc, 9ast), ishte i pamjaftueshëm për Dallasin.

Komentet janë të mbyllura.