Basketboll

SONTE FITOJNË FAVORITËT: KOMPLETOHEN KUNDËRSHTARËT PËR “FINAL 8” TË KUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme janë luajtur katër ndeshjet e fundit të vlefshme për Kupën e Kosovës të cilat kanë kompletuar ekipet e kualifikuara për “FINAL EIGHT”-in që mbahet në Shkurt në Rahovec.

AsistiOnline.com ka siguruar rezultatet nga këto takime dhe se me kë do të takohen ato në çerekfinale:

Feronikeli mposhti Dritën e Gjilanit, 103-66 dhe në çerekfinale do të takohet me Bashkimin.

Në Prizren, Ponte Prizreni ka arritur të mposht Prishtinën e Re, me rezultatin 83-51 dhe në çerekfinale do të takohet me Pejën.

Në Mitrovicë, Trepça ka mposhtur Vushtrrinë 85-48 dhe në çerekfinale do të takohet me Rahovecin.

Dhe në ndeshjen e fundit, Golden Eagle Ylli mposhti Megasportin 94-57 dhe në çerekfinale do të takohet me Sigal Prishtinën.

Ndeshjen e “FINAL EIGHT”-it të Kupës do luhen në Rahovec nga 11 deri më 14 Shkurt.

Komentet janë të mbyllura.