Basketboll

BARCELONA FITON ME SHUMË MUND NDAJ ZVEZDËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona e ka fituar me shumë telashe ndeshjen e xhiros së 21-të në Euroligë, ndaj Crvena Zvezdës.

Katalunasit kanë hasur në vështirësi, për ta mposhtur ekipin e papërshtatshëm serb, deri në sekondat e fundit, por që në fund triumfuan me shumë fat, 86-82.

Nikola Mirotic me 25 pikë e Brandon Davies me 10 pikë, spikatën në fitoren e vështirë të Barçës sonte.

Tek Zvezda s’mjaftuan për fitore, Lorenzo Brown me 15 pikë e Kevin Punter me 13 sosh.

Komentet janë të mbyllura.