Basketboll

DEBUTON I SHUMË PËRFOLURI – WILLIAMSON

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas më shumë se gjysmë sezoni mungesë, numri 1 i draftit 2019 – Zion Williamson ka debutuar me skuadrën e re.

Në debutim për skuadrën e New Orleans Pelicans, Williamson për 18 minuta lojë pati një performacë të kënaqshme, duke realizuar 22 pikë, 7 kërcime e 3 asistime. Ndërsa, realizoi 4 treshe nga po aq tentime duke u bërë lojtari i parë debutues në NBA, që e arrin këtë saktësi.

Williamson u lëndua në fillim të stinorit me Pelicans dhe kjo ishte ndeshja e parë me skuadrën e re që nga draftimi i tij, tek Pelicans.

Komentet janë të mbyllura.