Bashkimi fitoi gjysmëfinalen e parë të “Play-off”-it ndaj Borës 73:70 (18:19, 20:18, 10:22, 25:11), në një përballje interesante nga fillimi deri në fund, ku mysafirët kishin epërsi deri në 12 pikë.
Pjesa e parë ishte tërësisht e baraspeshuar, ndërsa periudha e tretë u takoi mysafirëve 10:22, që në fillim të dhjetëmintëshit kishte deri në 12 pikë epërsi, por prizrenasit filluan një seri të suksesshme, duke përmbysur shifrat, për të triumfuar në fund 73:70, ku Shanon Shorter ishte më meritori me pesë pikë në fund të përballjes.
Shanon Shorter ishte më i miri i ndeshjes me 28 pikë e gjashtë kërcime, duke u ndihmuar nga Dequon Lake me 11 pikë e tetë kërcime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Tyler Cheese me 17 pikë.
Vlen të ceket se mysafirët nga Prishtina e kontestuan së tepërmi gjykimin e ndeshje nga treshja e referëve.
Sfida e ardhshme zhvillohet të shtunën në kryeqytet. Në finale kalon skuadra që shënon tri fitore.



