Basketboll

LIPJANI PËR BEFASI, PRIZRENI PËR VAZHDIMËSI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme do të startojë me ndeshje, xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi i parë do të jetë ndërmjet Lipjanit dhe Ponte Prizrenit. Lipjanasit kanë vetëm një fitore në këtë edicion, derisa prizrenasit 11 fitore dhe tetë humbje, duke u renditur në vendin e katërt. Vendasit synojnë befasinë sonte, ndërsa mysafirët kërkojnë të vazhdojnë me fitore.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “ART MOTION”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.