Basketboll

PEJA FITON PAS VAZHDIMEVE, ME SHUMË MUND NDAJ FERONIKELIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës me shumë vështirësi e ka arritur fitoren shumë kërkuar ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e basketbollit kosovar.

Pejanët kanë mposhtur Feronikelin me shumë vështirësi, por vetëm pas vazhdimeve 91-98, pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz 86-86.

Peja në fakt e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë në avantazh 25-31, por në çerekun e dytë, Nikli u këndell dhe fitoi atë 21-17, loja e ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me Pejën që e fitoi ngushtë periodën e tretë 19-23, ndërsa perioda e katërt ishte e jashtëzakonshme, sepse Feronikeli e fitoi periodën e katërt 21-16, madje ishte afër fitores, por në sekondat e fundit të kohës së rregullt Henrik Sirko me një trepikësh e qoi ndeshjen në vazhdime dhe më pas aty Peja u tregua më efikase 5-12 dhe e fitoi ndeshjen.

Për fitoren e Pejës sonte u dalluan, Nigel Johnson me 21 pikë, Drilon Hajrizi me 18 pikë si dhe Dardan Berisha, Henrik Sirko e Rick Jackson me nga 15 pikë.

Tek Nikli s’mjaftuan për triumf, Tavarion Nix me 19 pikë, si dhe Dayon Griffin e Kareem Storey me nga 18 pikë.

Ishte kjo fitorja e 11 e Pejës sivjet, karshi 8 disfatave. Ndërsa, Nikli pësoi humbjen e 15, karshi 5 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.