Basketboll

EDHE PRISHTINA ME SHUMË TELASHE NDAJ FERONIKELIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës e ka fituar me shumë vështirësi, takimin ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 23–të në elitën e basketbollit kosovar.

Kryeqytetasit kanë arritur ta mposhtin Feronikelin me rezultatin final 86-82.

E gjithë sfida ishte shumë interesante, me herë njërin ekip e herë tjetrin që merrnin epërsinë(18-19, 23-20, 23-24, 22-19 ) por që në momentet kyqe të ndeshjes Prishtina tregoi përvojën e saj dhe fitoi sfidën.

Më të merituarit për këtë fitore të Prishtinës sonte ishin, Fahro Alihodzic me double-double(25pk, 16krc), Mikalile Tmusic me 22 pikë e Anthony Goods me 12 pikë.

Tek Nikli s’mjaftuan për fitore, Dayon Griffin me 25 pikë, Kareem Storey me 19 pikë e Tavarion Nix me 16 pikë.

Është kjo fitorja e 15 e Prishtinës sivjet, karshi 5 disfatave. Ndërsa, Nikli pësoi disfatën e 16, karshi 5 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.