Basketboll

XHIRO E 23-TË MBYLLET SONTE NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 23-të e Superligës së Basketbollit të Kosovës, mbyllet sonte në kryeqytet.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Feronikelit. Prishtinasit nga 19 ndeshje kanë 14 fitore dhe pesë humbje, derisa skuadra nga Drenasi ka pesë fitore dhe 15 humbje nga 20 përballje në Superligë.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “ART MOTION”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.