Basketboll

SHUMË E MADHE DËNIMESH NGA XHIRO(24) E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe informatorin e saj për xhiron e 24-të në elitën e basketbollit kosovar.

Nga kjo xhiro, bien në sy dënimet e shumta të cilat i ka shqiptuar Komesari i Garave në të holla për klubet dhe akterët e ndeshjeve.

Në total janë shqiptuar plotë 2.150 euro dënime në të holla dhe në vazhdim mund ti lexoni se për kë janë dhënë:

VENDIME:
1. Dardan Berisha (KB PEJA) Konform Nenit 50.1 të PG dënohet me 200 Euro (GT I përsëritur)
2. KB Trepça, Konform Nenit 49.3 të PG dënohet me 600 Euro.
3. Alban Veseli (KB RAHOVECI) Konform Nenit 50.1 të PG dënohet me 200 Euro (GT i përsëritur)
4. Dragan Radoviq (KB GOLDEN EAGLE YLLI) Konform Nenit 50.2 të PG dënohet me 150 Euro.
5. KB Golden Eagle Ylli Konform nenit 49.9 të PG dënohet me 600 Euro
6. KB Golden Eagle Ylli Konform nenit 49.9 të PG dënohet me 200 Euro
7. Tamas Bruce (KB LIPJANI) Konfrom Nenit 50.1 të PG dënohet me 100 Euro.
8. Anthony Goods (KB Sigal Prishtina ) Konform Nenit 50.1 të PG dënohet me 100 Euro.

 

Komentet janë të mbyllura.