Basketboll

SKUADRA SERBE E BASKETBOLLIT S’LEJOJET TË HYJË NË KOSOVË: E KONFIRMON EDHE KRYETARI I FBK-SË

Skuadra serbe e basketbollit, Sloga Batocina është kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje derisa po tentonin të hynin në Republikën e Kosovës.

Sloga ishte nisur për të zhvilluar gara në ligën paralele me skuadrën nga Mitrovica të ashtuquajtur, Trepça.

 

 

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu e ka konfirmuar për Indeksonline se ai ka njoftuar policinë se skuadra serbe nuk duhet të lejohet të futet në Kosovës.

Unë personalisht ia kam konfirmuar dje policisë që ky klub nuk ka leje me zhvilluar gara në territorin e Republikës së Kosovës dhe policia i ka kthy mbrapa“, ka thënë Fetahu.

Numri një i FBK-së ka shtuar se ky nuk është rasti i parë që një skuadër serbe tenton të zhvilloj gara paralele në Republikën e Kosovës.

Shpesh na ndodh me i kthy klubet pas, neve na pyet policia e Kosovës se a kanë leje ata me luajt në Kosovë, me marrë pjesë në çfarë do gare, na natyrisht ia konfirmojmë që nuk kanë leje qe me e zhvillu ligën e tyre paralele, ky duhet të jetë i dyti ose i treti rast këtë muaj që i kemi kthyer klubet mbarapa“, ka thënë kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Edhe skuadrat nga sportet tjera nuk janë lejuar të futen në Kosovë derisa federatat vendore janë të njëzëri që të mos lejohet zhvillimi i garave paralele.

Gjithashtu ato kanë deklaruar se janë të hapura që skuadrat serbe nga Kosova të bashkohen me garat që organizohen në Kosovë nga Federatat legjitime. /IndeksOnline

Komentet janë të mbyllura.