Basketboll

SOT ÇEREKFINALJA E TRETË E KUPËS: BASHKIMI-FERONIKELI(ANALIZË)

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme do të vazhdojë me ndeshjet e dyta çerekfinale, “FINAL EIGHT”-i i Kupës së Kosovës që po mbahet në Rahovec.

Përballja e tretë zhvillohet në mes të Bashkimit e Feronikelit, skuadra këto që nuk kanë synime të kundërta në elitën e basketbollit kosovar. Bashkimi gjendet i gjashti në renditjen tabelare e Feronikeli i teti. Por me rosteret solide të dyja ekipet synojnë befasinë në Kupë. Favorit cilësohet Bashkimi, por kjo mbetet vetëm në letër…

SEPSE:

Feronikeli në pranverë ka zhvilluar lojëra shumë të mira, madje edhe dy gjigantët si Pej e Prishtina e kanë mposhtur me “qyk” të zorit. E sa i përket ndeshjeve të ndërsjella, një fitore e ka Bashkimi e një Feronikeli, të dyja skuadrat arritën fitore si mysafire të njëra tjetrës. Prandaj kjo na bën të besojmë që na pret super-ndeshje në “Mizahir Isma”.

Të dyja ekipet pritet që të japin maksimumin e tyre në parket, pasi e kërkojnë me ngulm gjysmëfinalen, porse vetëm njëri ekip do të triumfojë. Enigmën e fituesit e kuptojmë sonte.

Ndeshja nisë në ora 16:30 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive dhe atraktive në vendin tonë, “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.