Basketboll

VËLLAZNIMI FITUES I KUPËS SË LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës është fitues i Kupës së Ligës së parë për stinorin 2019/20.

Ekipi gjakovar ka mposhtur në finale ekipin kryeqytetas, As Prishtinën me rezultatin final, 66-72.

Ndeshja ishte tejet interesante me të dyja ekipet që luftuan shumë për fitore, por Vëllaznimi i Gjakovës në fund ishte për disa noanca më i mirë dhe e fitoi trofeun.

Më të dalluarit në fitoren e Vëllaznimit sot ishin, Arion Balluku me 21 pikë, Bardh Rexha me 15 pikë, si dhe Roni Koshi me 10 pikë.

Tek As Prishtina s’mjaftuan për triumf, Dion Haxhosaj e Ermir Gashi me nga 13 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.