Basketboll

FINALISËT E KUPËS TEK MESHKUJT, GJOBITEN THELLË NGA FBK-JA

Prishtinë(AsistiOnline) – Arritja në finale të Kupës së Kosovës, dy ekipeve finaliste të garës, iu ka kushtuar me gjobë të konsiderueshme në të holla.

Kjo për faktin se Ylli e sidomos fituesi i Kupës, Peja do ta paguajnë ”faturën” e sjelljeve dhe animit jo korrekt të tifozërive të tyre, gjatë finales së luajtur të shtunën e kaluar në Rahovec.

Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet informatorit të saj, ka publikuar dënimet e dhëna për ekipet në fjalë pas analizimit të tërësishëm të finales.

KB Peja është dënuar në shumën e të hollave prej 2.200 euro, ndërsa Ylli poashtu është dënuar në vlerën e të hollave prej 400 eurosh.

Njoftimi zyrtar nga FBK-ja:

KB Peja, Konform Nenit 49.3 të PG dënohet me 1.200 Euro.
KB Peja, Konform Nenit 49.11të PG dënohet me 600 Euro.
KB Peja, Konform Nenit 49.6 të PG dënohet me 400 Euro.
KB Golden Eagle Ylli , Konform Nenit 49.6 të PG dënohet 400 Euro.

 

Komentet janë të mbyllura.