KOSOVA JONË I NISË ME FITORE PARA-KUALIFIKIMET PËR BOTËROR
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me fitore fazën parakualifikuese për Botërorin 2023.
Ekipi ynë kosovar ka mposhtur në kryeqytet Islandën me rezultatin final, 80-78, në një ndeshje tepër interesante.
Kosova e nisi shumë më mirë ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë 22-13, por në të dytin Islanda u këndell dhe e fitoi atë 13-21. Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje shumë e ngushtë me Kosovën që e fitoi ngushtë periodën e tretë, 25-23. Loja e ngushtë vazhdoi edhe në periodën e fundit me islandezët që e fituan atë ngushtë(20-21), por nuk mjaftoi për fitore.
Në fitoren e Kosovës sonte spikatën, Dardan Berisha me 18 pikë, Drilon Hajrizi me 16 pikë, Gëzim Morina me 12 pikë e Erjon Kastrati me 10 sosh.
Tek islandezët u dalluan, Arnar Björnsson me 20 pikë e Tryggvi Hlinason me 16 sosh.
Kosova ndeshjen e radhës në këto para-kualifikime e zhvillon pas tre ditësh ndaj Luksemburgut në udhëtim.
Komentet janë të mbyllura.