Basketboll

GRUPI I KOSOVËS: SLLOVAKIA MPOSHTI LUKSEMBURGUN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përpos Kosovës, Grupin B me fitore në kuadër të parakualifikimeve për Botëror e ka nisur edhe Sllovakia.

Sllovakët kanë mposhtur kundërshtarin e ardhshëm të Kosovës, Luksemburgun me rezultatin final të sfidës, 73-65.

Pas xhiros së parë të grupit, renditjes i prinë Sllovakia, shkaku i koshdallimit më të mirë se Kosova edhe pse të dyja arritën fitore.

Kosova ndeshjen e ardhshme e luan të dielën ndaj Luksemburgut. Ndërsa, Sllovakia udhëton te Islanda.

Komentet janë të mbyllura.