SHQIPËRIA ARRIN FITOREN E PARË NË PARA-KUALIFIKIMET E BOTËRORIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja shqiptare në Basketboll e ka arritur fitoren e parë në para-kualifikimet e Botërorit 2023.
Ekipi shqiptar që në këto para-kualifikime po drejtohet nga Afrim Bilalli, ka mposhtur ekipin kombëtar të Qipros në Durrës me rezultatin final 71-64.
Ekipi mysafir i Qipros e nisi shumë më mirë sfidën, duke fituar dy periodat e para të 14-17, 13-16), ndërsa kthesa e madhe e Shqipërisë erdhi në pjesën e dytë, kur ekipi shqiptar fitoi dy periodat e fundit dhe vendimtare të takimit(22-15, 22-16) që i sollën fitoren e madhe ekipit.
Kreatorë të fitores së Shqipërisë sonte ishin, Dallas Moore me 20 pikë, Celis Taflaj me 18 sosh e Endrit Hysenagolli me 13 pikë.
Tek qipriotët u dalluan, Michail Simon me 17 pikë e Nikos Stylianou me 10 pikë.
Shqipëria sonte arriti fitoren e parë në grup, karshi një fitore në garë për para-kualifikimet e Botërorit 2023.
Komentet janë të mbyllura.