Basketboll

DINO N’ASIST: VIDEO – ANALIZA E NDESHJES KOSOVA – ISLANDA

(AsistiOnline) – Kosova i ka filluar Para-kualifikimet për Botërorin 2023 me dy fitore rresht fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut, lajme këto që tashmë i kanë mësuar edhe zogjtë në degë mirëpo atë që askund tjetër nuk mund ta gjeni është video-analiza speciale e ASISTIT: Dino n’ASIST.

Po fillojmë me ambientin fantastik në Palestrën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ku Kosova startoi me fitore ndaj Islandës me rezultat 80:78.

Dymbëdhjetë viganët e basketbollit kosovar nën drejtimin e selektorit të ri, Christos Marmarinos, startuan me sukses kampanjën e re ndërkombëtare dhe po thuaj gjatë tërë kohës kanë kontrolluar lojën dhe rezultatin. Kosova pati një fizionomi krejt ndryshe të lojës, shumë më të disiplinuar, shumë më luftarake dhe shumë më të koncentruar. Në të shumtën e rasteve, 12-shja kosovare zbatoj me sukses kërkesat e selektorit Marmarinos duke ndaluar armën kryesore të islandezëve: kundërsulmet e shpejta, pastaj vendosjen e bllokut të hershëm në rast të mos realizimit të kundërsulmeve dhe tentimit për 3 pikë apo sulmit përmes gjigantit 216 centimetërsh Hlinason që luan në Spanjë për Zaragozën .

Nga ana tjetër, Kosova ka shfrytëzuar për mrekulli tentimin e Hlinasonit për të ndihmuar në mbrojtje dhe me sulme të gjata, duke pasuar vazhdimisht dhe lëvizur shumë më mirë se në të kaluarën, vazhdimisht ka krijuar pozita të lira për tri pikë prej nga Dardanët kanë shënuar më shumë se gjysmën e pikëve në kte duel , duke shënuar 14 treshe apo 42 pikë.

Tandemi Dum-Dum, Driloni – Dardani

Në fakt, efikasiteti i jashtëzakonshëm për tri pikë ishte arma kryesore e fitores së Kosovës kurse 10 nga këto 14 treshe i realizoi tandemi Dum-Dum, Dardan – Drilon i cili perfekt po funksionon.

Dardani e më i disponuari në kte mbrëmje ishte Dardan Berisha i cili realizoi gati gjysmën e tresheve të Kosovës , 6 sosh apo në total 18 pikë kurse pjesa tjetër e tandemit Dum-Dum, Drilon Hajrizi ishte lojtari më i vlefshëm apo MVP i ndeshjes.

Driloni për pak nuk realizoi double-double dhe duelin e përmbylli me 16 pikë e 8 kërcime, duke shtuar 6 asistime fantastike kurse efikasiteti i tij nga loja ishte fe-no-menal. Driloni ishte gati i pagabueshëm dule qëlluar 4 treshe nga 5 tentime, i shënoi të dy gjuajtjet e lira dhe 1 dypikësh nga 2 tentime.

Lojë të shkëlqyeshme bëri edhe dyshja Morina-Kastrati duke kombinuar 22 pikë.

Gëzim Morina që pati detyrë shumë të vështirë për të luftuar me qendrën Hlinson pas lëndimit të Shon Jonesit në çerekun e dytë, në sulm ishte fantastik dhe në çastet vendimtare shënoi 5 pikët e fundit të Kosovës duke qëlluar treshen në asistim të Erjonit (78:69) dhe më pas dy pikët e fundit të përfaqësueses tonë (80:72) pas asistimit të Drilonit. Gëzimi e përmbylli duelin me 12 pikë, prej tyre 2 treshe dhe 4 kërcime. Erjon Kastrati ishte po ashtu i shkëlqyeshëm duke realizuar 10 pikë, gjysmën e tyre nga gjuajtjet e lira pasi qëlloi të gjitha 5 tentimet kurse treshja e tij e vetme erdhi pas asistimit të Drilonit dhe atë në çastet shumë të rëndësishme (60-57, fundi i Ç3) dhe në fund të çerekut të tretë për t’a ruajtur epërsinë minimale të Kosovës pas 30 minutave. Po ashtu, Erjoni pati edhe 5 asistime të mrekullueshme , 3 prej të cilave erdhën në çerekun e fundit (63:61 asist,73-66 asist , 78-69 asist).

Shawn Jones shkëlqen 8 minuta por e thyen këmbën, Urimi ndihmon

Ai cili shkëlqeu në fillim të ndeshjes dhe e paralizoi plotësisht gjigantin islandez Hlinason, ishte Shon Jones që luajti vetëm 7 minuta pasi u lëndua. Jones ishte fantastik duke bashkëpunuar me Drilonin dhe Samir Zekiqin në mbylljen e Hlinasonit kurse në sulm realizoi 8 nga 11 pikët e para të Kosovës me efikasitet fantastik prej 80% pasi qëlloi 4 nga 5 tentimet për dy pikë.

Fatkeqësisht, Jones i cili javën e kaluar fitoi Kupoën e Polonisë me Anvilin dhe u shpall MVP i kësaj gare e lëndoi këmbën dhe sipas raporteve të fundit, ka thyer gishtin e këmbës dhe mos prezenca e tij në vazhdim ishte hendikep sepse i la hapësirë Hlinasonit që të vij në shprehje më vonë. Sidoqoftë, duhet theksuar po ashtu edhe lojën e shkëlqyeshme të gjigantit tonë Urim Zenelaj i cili për 9 minuta lojë po ashtu luftoj perfekt me shtatlartin islandez duke realizuar 6 pikë, 1 kërcim e 1 bllokadë.

Ishte ky një raport i ASIST-it ndërsa në vazhdim vetëm për ju: Dino n’Asist dhe video-analiza e ndeshjes Kosova-Islanda

 

EKSKLUZIVE: DINO n’ASIST DHE KOSOVA – ISLANDA

Kosova filloi lojë mjaftë të mirë në fazën e sulmit, me lojë të mençur të Shaën Jones të cilit I krijohej hapësirë mjaftë e mirë për lojë në nën kosh.

VIDEO 1 – SHAWN JONES NE SULM

Në mbrojtje Kosova aplikoi mjaftë agresive ndaj Hlinason, sidomos në fillim të takimit I cili mbulohej mjaftë mirë nga Shaën Jones dhe lojtarët e tjerë që ndihmonin dhe e dyfishonin atë në nën kosh.

VIDEO 2 – MBROJTJA E KOSOVES NDAJ HLINASON

Në pjesën e parë, pikë mjaftë e fortë e Kosovës në sulm ishte loja me pick n’roll të cilën dinin mjaftë mirë ta menaxhonin duke sulmuar lojtarin e gjatë dhe detyruar lojtarët tjerë të ndihmonin thellë në nën kosh potez ky që krijonte hapësira për të gjuajtur për tre pikë.

VIDEO 3 – SULMI I KOSOVES NE PJESEN E PARE ME PICK N’ROLL 

Të njëjtën gjë Kosova e bëri edhe në pjesën e dytë, sidomos në çerekun e tretë. Vërehej se lojtarët e Islandës ndalonin depërtimet nga mesi të lojtarëve të Kosovës, mirëpo dyshja Dardan Berisha dhe Gëzim Morina e lexuan mjaftë mirë duke sulmuar me pick n’roll anash dhe për të krijuar pozitë të gjuaj Berisha I cili ndezi turbinat e tij, duke I motivuar edhe lojtarët tjerë si Hajrizin, Kastratin dhe Tmushiçin. Në këtë çerek Kosova shënoi 7 treshe.

VIDEO 4 – ÇEREKU I TRETE I KOSOVES

Në çerekun e fundit, Gëzim Morina gjatë tërë kohës luante pick n’pop dhe shfrytëzoi mjaftë mirë, hapësirën që e kishte nga Hlinason duke shënuar 10 pikë në momentet vendimtare.

VIDEO 5 – GEZIM MORINA NE ÇEREKUN E KATERT

Mos të harrojmë edhe Erjon Kastratin I cili shfrytëzoi mjaftë mirë, sekondat e fundit duke e mbajtur topin për të nxjerrë faull, që ekipi I tij ti ketë plus 14 sekonda kur kishin mbetur edhe 27 deri në fund të takimit.

VIDEO 6 – ERJON KASTRATI NE SEKONDAT E FUNDIT

Islanda i shkaktoi mjaftë probleme Kosovës gjatë tërë takimit sidomos nga treshet e shënuara përmes kundërsulmeve.

VIDEO 7 – KUNDERSULMET E ISLANDES

Po ashtu probleme shkaktonte edhe Hlinason gjatë lojës në nën kosh.

VIDEO 8 – HLINASON NE SULM

Islandezët sulmonin mjaftë mirë nga loja e pick n’rollit, me depërtime, ekstra pasa dhe gjuajtje për tre pikë.

VIDEO 9 – LOJA E ISLANDES NE SULM PERMES PICK N’ROLLIT

Ishte kjo video-analiza speciale e Dinos n’Asist për ndeshjen Kosova – Islanda, shpresoj se u kënaqet ndërkohë, do t’ju sjellim edhe dhuratën e dytë speciale: video-analizën e fitores ndaj Luksemburgut në Luksemburg.

Komentet janë të mbyllura.