Basketboll

BYTYQI KRUCIALE NË FITORE, PENZA NUK GABON

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra pejane, KB Penza e ka arritur edhe fitoren e 9-të në Superligën kosovare për femra.

Vashat pejane kanë triumfuar në udhëtim, tek Vëllaznimi i Gjakovës me epilogun final të ndeshjes, 43-60. Fitore shumë e vlefshme për blindimin e vendit të tretë në tabelë.

Valbona Bytyqi me double, double, 29 pikë, 15 kërcime e 3 asiste, ishte vendimtare në fitoren e pejaneve sonte. Ndërsa u dallua edhe Melita Luci poashtu me double, double, 10 pikë, 7 kërcime e 10 asiste.

Tek gjakovaret, s’mjaftuan për triumf, Aisha Kaid me 14 pikë e Gresa Berisha me 9 pikë e 9 kërcime.

Komentet janë të mbyllura.