Basketboll

FIBA PUBLIKON RENDITJEN E RE TABELARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtëpia kryesore e basketbollit në botë, FIBA ka publikuar renditjen më të re tabelare, ku Kosova edhe më tutje vazhdon të jetë në vendin e 69-të në botë.

Përkundër dy fitoreve në muajin shkurt në kuadër të Parakualifikimeve për Botërorin 2023, ndaj Islandës dhe Luksemburgut, megjithatë renditja e Kosovës, nuk ka lëvizur në publikimin e fundit nga shtëpia botërore e basketbollit.

Kundërshtarët e Kosovës në grup, Islanda ndodhet në vendin e 46-të, duke mos lëvizur nga renditja, Sllovakia ka përparuar për dy vende dhe tashmë ndodhet në vendin e 66-të, derisa Luksemburgu renditet në vendin e 77-të, duke u ngritur për nëntë vende, edhe pse humbi nga Sllovakia dhe Kosova.

Sa i përket shteteve evropiane, Kosova ndodhet në vendin e 37-të, ashtu siç ishte në renditjen e kaluar.
Në renditjen e përgjithshme, SHBA renditet në vendin e parë, duke u pasuar nga Spanja dhe Australia.

https://www.fiba.basketball/rankingmen#tab=fiba

Komentet janë të mbyllura.