PEJA ME NJOFTIM ZYRTAR PËR NDESHJEN ME RAHOVECIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit është tërhequr nga Liga Ballkanike.
‘Vreshtarët” ditën e nesërme me orar, kishin për ta zhvilluar sfidën ndaj KB Peja, por kjo e fundit ka njoftuar zyrtarisht se klubi i Rahovecit është tërhequr nga gara dhe ndeshja në fjalë nuk do të zhvillohet.
Njoftimi zyrtar nga klubi pejan, pa ndërhyrje:
”Të nderuar dashamirë të basketbollit, ju njoftojmë që ndeshja e cila ishte planifikuar të luhet nesër në kuadër të Ligës Ballkanike ndërmjet KB Peja dhe KB Rahoveci është anuluar. Arsya e anulimit të kësaj ndeshje është se KB Rahoveci është larguar nga Liga Ballkanike dhe nuk do zhvillojë më lojë në këtë ligë. KB Peja zhvillon ndeshjen e radhës në SupërLigë të Dielën me fillim nga ora 17.00 dhe ndeshet me Rahovecin në Karagaç”, thuhet në njoftimin e klubit të Pejës.
Komentet janë të mbyllura.