PRISHTINA ME FITORE TË THELLË, “TRYSNI” VENDIT TË PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Mabetex Prishtina e ka arritur edhe një fitore të thellë dhe të radhës në Superligën kosovare për femra.
Vashat kryeqytetase kanë triumfuar në udhëtim te Penza, fare lehtë 50-77, në një ndeshje që dikur ishte derbi, por kjo tashmë i takon vetëm së kaluarës.
Era Shatri e Irma Konjusha me nga 18 pikë, si dhe Enisa Kamerolli me 15 pikë,
Tek Penza u dalluan, Valbona Bytyqi me 15 pikë e Tringa Ukaj me 14 pikë.
Prishtina me këtë fitore i afrohet vendit të parë, Bashkimit(25) në vetëm një pikë(24), ndërsa Penza mbetet në pozitën e tretë me 22 pikë.
Komentet janë të mbyllura.