Basketboll

LIPJANI-TREPCA, DUELI I EKIPEVE PËR MBIJETESË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit e xhiros së 27-të në kuadër të Superligës së Basketbollit të Kosovës zhvillohet në Lipjan.

Në Palestrën ”Better Life” takohen Lipjani dhe Trepça, skuadra që sivjet po luftojnë për të mbijetuar në elitën kosovare.

Lipjani dhe Trepça sivjet janë takuar dy herë në kuadër të Superligës së Kosovës dhe skuadra e Trepçës nga po aq ndeshje ka aq fitore në takimet me lipjanasit.

Ndeshja e parë sivjet në mes ekipeve u patë zhvilluar më 6 nëntor 2019, ku Trepça pati triumfuar si mysafire e Lipjanit ngushtë, 91-100. DJ Hanes me 31 pikë, 7 kërcime e 6 asistime kishte shkëlqyer për Trepçën, por ishte dalluar edhe Besnik Azemi me po aq pikë sa Hanes(31). Tek Lipjani u patën dalluar, DeMarcus Stuckey me 35 pikë e e Devaughn Jenkins me 27 sosh.

Edhe në ndeshjen e dytë mes ekipeve kishte triumfuar Trepça, por kësaj radhe si vendase në ”Minatori”, duke mposhtur Lipjanin, 102-56, rezultat i thellë. Atë kohë për Trepçën u patën dalluar,Besnik Azemi e DJ Hanes me nga 15 pikë e te Lipjani, Fazli Vitia me 23 pikë e Besmir Nuli me 17 sosh.

 

 

Sa i përket lojës së Trepçës sivjet, ata në 26 ndeshjet e zhvilluara deri tani, kanë 73.7 pikë për ndeshje. Për dy pikë kanë një % prej 49.9 dhe për tre pikë janë tejet dobët 31.9%.

Në anën tjetër, Lipjani ka një mesatare më të se dobët se Trepça, prej 76.7 pikë për ndeshje, edhe për dy pikë janë më të dobët me 49.0% dhe për tre pikë janë poashtu më të dobët me 29.0%.

Pas 26 xhirove, Trepça gjendet në pozitën 7, me bilanc 6 fitore, 17 disfata. Në anën tjetër, Rahoveci gjendet në pozitën e fundit me bilanc 2 fitore, 21 disfata.

Ndeshja nisë të dielën nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion(Art Sport 1).

Komentet janë të mbyllura.