Basketboll

NIX: JEMI PËRGATITUR MIRË DHE HYJMË PËR FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Qendra e fuqishme e KB Feronikelit, amerikani Tavarion Nix është shprehur optimist, para duelit që skuadra drenicase e zhvillon sot, ndaj Bashkimit në kuadër të Superligës së Basketbollit Kosovar.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, qendra Nix para ndeshjes tha, se ekipi është përgatitur mirë për Bashkimin dhe në çdo ndeshje hyn për të fituar.

”Skuadra jonë ka pasur një javë përgatitje, për t’u përgatitur për Bashkimin. Ne kalojmë në çdo ndeshje duke besuar se mund të fitojmë, andaj edhe me Bashkimin do e synojmë një gjë të tillë edhe pse nuk do të jetë e lehtë, jemi të vetëdijshëm”, tha Nix.

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Bashkimit luhet sonte nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.

Komentet janë të mbyllura.