Basketboll

PRISHTINA FITON DERBIN E MBRËMJES NDAJ YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar përballjen kryesore të ditës së parë në xhiron e 27-të në elitën e basketbollit kosovar.

Kryeqytetasit kanë mposhtur Golden Eagle Yllin në kryeqytet me rezultat të përgjithshëm, 93-83.

Prishtina e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur periodën e parë, 24-12, por në dy periodat e ardhshme, Ylli u këndell duke i fituar ngushtë ato(19-21, 18-23), por përsëri nuk mundi ta marrë epërsinë e ndeshjes, ndërsa krejt në fund në periodën vendimtare, Prishtina fitoi çerekun e fundit dhe vendimtar, 22-21, për ta fituar ndeshjen.

Më të dalluarit në fitoren e Prishtinës sonte ishin, Fahro Alihodzic e Jordan Johnson me nga 20 pikë, si dhe Dewayne Jackson me 15 pikë.

Tek Ylli s’mjaftuan për triumf, Valon Bunjaku me 23 pikë, si dhe Arber Berisha e përforcimi i ri, Vander Blue me nga 14 sosh.

Ishte kjo fitorja e 18 sezonale e Prishtinës, karshi 6 disfatave. Ndërsa, Ylli sonte pësoi disfatën e 8, karshi 16 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.