Prishtinë(AsistiOnline) – Ndryshime të papritura kanë ndodhur në shtabin teknik të Rahovecit gjatë këtyre ditëve.
Trajneri i deritanishëm i skuadrës, maqedonasi Marjan Illievski është larguar me marrëveshje të dyanshme nga skuadra ”vreshtare”, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com, nga burime të afërta me klubin e Rahovecit.

Burimet të njëjta i kanë thënë AsistitOnline.com, drejtuesit e skuadrës së Rahovecit kanë reaguar shpejtë, duke e rikthyer në skuadër, ish-trajnerin e tyre në vitin e kaluar, Bujar Locin.
Ky i fundit deri tani ishte trajner tek kampionja aktuale e vendit, Sigal Prishtina, por këta të fundit si duket e kanë mirëkuptuar në kërkesën e tij për largim drejt Rahovecit.
Me gjithë këtë, ekipi i Rahovecit ende nuk ka reaguar zyrtarisht për këto ndryshime në skuadër, por një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejtë.


