Basketboll

FERONIKELI TËRHIQET NGA GARAT? SHKAK PROBLEMI ME LOJTARËT E HUAJ NGA FRIKA E KORONAVIRUSIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare e Feronikelit është në telashe serioze, pas përhapjes së pandemisë – Korona-Virus.

AsistiOnline.com jo zyrtarisht ka mësuar ekskluzivisht, nga burime të afërta me klubin e Feronikelit, se lojtarët e huaj të skuadrës kanë paralajmëruar se do ti bojkotojnë stërvitjet e ekipit nga tash e tutje, shkaku i virusit që këto ditë ka përshkuar mbarë botën.

Sipas të njëjtave burime jo-zyrtare shkaku i këtyre telasheve skuadra e Feronikelit po e mendon seriozisht tërheqjen nga garat e mëtutjeshme dhe me shumë gjasa ekipi “industrialistë” nuk do ti vazhdojë më garat në elitën e basketbollit kosovar.

Mbetet të shihet në vijim, se cili do të jetë fati i skuadrës së Feronikelit në Superligën e Basketbollit tonë, garë në të cilën ata debutuan pikërisht sivjet.

 

 

Komentet janë të mbyllura.