Basketboll

BASKETBOLLISTI I FERONIKELIT FLET NGA KARANTINA – MESAZHI I TIJ PËR QYTETARËT

(VIDEO + LAJM) Basketbollisti i Feronikelit me mesazh të fortë për qytetarët...

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i skuadrës së Feronikelit, Rinor Ahmeti është futur në karantinë shtëpiake, pas shpalljes së gjendjes emergjente për mbrojtje nga Pandemia COVID-19(Coronavirus) dhe pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë.

AsistiOnline.com që si zakonisht është në kontakte të vazhdueshme me basketbollistët kosovarë dhe kësaj radhe po bisedon me ta për mënyrën se si po e kalojnë kohën në karantinë, foli edhe me Rinor Ahmeti i cili tregoi për mënyrën se si po e trajton veten në këto ditë dhe uroi popullin e Kosovës që të jenë mirë me shëndet dhe të ruhen sa më shumë, duke qëndruar në shtëpi.

Përshëndetje, Unë jam Rinor Ahmeti – basketbollist i klubit Feronikeli. Këtë periudhë të vështirë po mundohem me kalu sa më shumë me familjen time dhe normal duke mbajt aktivitetin fizik edhe duke u ruajt në ushqim, sepse është periudhë shumë e vështirë po e cila kalohet veç tu e mbajtë pastërinë dhe duke ndejt në shtëpi. Shpresoj që kjo video m’ju gjetë secilin prej juve mirë edhe kur kalon kjo gjendje, me pas secili prej juve shëndetin e mirë, Ju përshëndes”., tha Ahmeti.

Rinor Ahmeti për AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.