Basketboll

DERI SA BOTA PAUZON, ASISTI NË ARTMOTION VAZHDON

Sonte nga ora 21:00 në ART SPORT 1 dhe nga ora 00:10 në Klan Kosova: ASISTI 415 në adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonëL Artmotion!

ASIST 415

Deri sa Planeti ëstë në pauz dhe sporti po pushon, ASISTI në Artmotion vazhdon

ASISTI 415 vjen me dy mysafirë, Drejtorin e DSK-së Ibër Alaj dhe kryetarin e FBK-së, Arben Fetahun, që  flasin për situatën aktuale dhe përballjen e institucioneve sportive më Coronavirusin.

Sot po bëhen 10 ditë prej se janë ndërprerë aktivitetet e basketbollit në vendin tonë si pasojë e masave parandaluese për përhapjen e sëmundjes së shkaktuar nga virusi i ri dhe i panjohur deri tash për njerëzimin, COVID19 apo i njohur edhe si Corona-Virusi.

Pas shpalljes së Pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe suspendimit të garave nga NBA, pastaj Euroleague-a, ABA Liga dhe në përgjithësi FIBA por edhe po thuaja të gjitha garave dhe aktiviteteve sportive në mbarë Planetinë , të Premtën me 13 Mars pas konfirmimit të 2 rasteve të para të sëmundjes në Kosovë, hapat e njëjtë i ka ndërmarr edhe Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe gjitha Federatat sportive, duke përfshirë edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Është kjo një situatë emergjente shëndetësore e cila ka kërkuar veprim dhe masa rigoroze e në disa vende edhe ekstreme të vetizolimit dhe ndalesës së kontakteve dhe lëvizjeve të lira sikurse jemi mësuar. Stili i jetës në mbarë Botën ka ndryshuar si pasojë e rrezikut të madh i cili kanoset njerëzimit nga kjo sëmundje e rrezikshme dhe tejet infektive dhe ky është një normalitet i ri të cilit të gjithë, pa dallim, po  duhet t’i përshtatemi.

  • Si po ndikon dhe si do të ndikoj kjo situatë e re në sport, në përgjithësi dhe në basketboll në veçanti?
  • Cilat janë efektet aktuale dhe pasojat e mundshme?
  • Cilat janë planet dhe a mund të parashikohen marr parasysh se kjo sëmundje është e pa-parashikueshme dhe e panjohur për shkencën ?

Për këto dhe pyetjet tjera, sonte në ASIST diskutojmë me dy udhëheqësit e institucioneve sportive.

Po ashtu, ASISTI 415 sjell analizën komplete të ciklit të parë vjeshtor të Superilgës së Meshukjve dhe Femrave, 5-shet e MVP-it e Javës dhe TOP aksionet nga xhiro 1-9.

EKSKLUZIVE NË ASIST 415: deklaratat e basketbollistëve dhe basketbollisteve të Kosovës por edhe yjeve në Spanjën e prekur keq, Edon Maxhunit dhe Kenan Spahisë.

Si po e kalojnë kohën në shtëpi? Kush po mbanë Kivi dietë? …

     Këto dhe shumë tjera sonte nga ora 21:00  në ART SPORT 1 dhe adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë, Artmotion!

Deri sa Planeti ëstë në pauz dhe sporti po pushon, ASISTI në Artmotion vazhdon

Komentet janë të mbyllura.