Basketboll

JA TOP 5 ASISTUESIT PAS 27 XHIROVE NË SUPERLIGË (FOTO)

Prishtinë (AsistiOnline.com) – Kur e gjithë bota është duke u përballur më pandeminë Coronavirus (COVID 19) edhe vendi ynë është në të njejtën situatë ku të gjitha ngjarjet sportive janë pezulluar. Kur ishim më pak 24 orë para zhvillim të ndeshjeve të xhiros së 27-të të Superligës institucionet përkatësë morën vendim që edhe Superliga e basketbollit kosovar të poezullohet për një kohë të pacaktuar.

AsistiOnline.com në këto kohë karantine vetëm për ju të nderuar lexues është duke shfletuar arkivën në mënyrë që të ju informoj rreth basketbollistëve më efikas gjatë 27 xhirove të zhvilluara këtë edicion të garave dhe sonte është koha që të ju njoftojmë më Top 5 asistuesit më të mirë në Superligë.

 

 

 

 

 

Në pozitën e parë është ish-anëtari i Lipjani Demarkus Stuckey i cili porsa erdhi në Kosovë filloi të shfaqë cilësitë e tij. Stuckey edhe pse ka luajtur vetëm 14 ndeshje për Lipjanin mbetet asistuesi më i mirë në Superligë me mesatarisht, 6.9 asistime për ndeshje.

 

 

 

 

 

Në pozitën e dytë është ish-anëtari i Pejës, Malcolm Armstead i cili edhe pse pati formë të luhatshme në pjesën pranverore të kampionatit ai në 19 ndeshje të zhvilluara për pejanët ka një mestare prej 6.8 asisitime pëe ndeshje.

Në pozitën e trëtë është një basketbollistë që u largua nga Superliga e Kosovës para se të pezullohej kampionati. Ështe ish-anëtari i Ponte Prizrenit, Malcolm Canada i cili në 16 ndeshje këtë edicion për bardhezinjët prizrenas ka shpërndarë mesatarisht 6.5 topa për ndeshje.

Dhe sigurisht që në këtë pesëshe të asisituesëve më të mirë këtë edicion në Superligë nuk ka sesi të mungojnë një basketbollistët më të mirë në vendin tona, anëtari i Golden Eagle Yllit, Valon Bunjaku dhe ish-anëtari i Sigal Prishtinës Divine Myles.

 

 

 

 

 

Bunjaku aktualisht është në listë i katërti sa i përket asisitimeve për ndeshje, ku nga 23 ndeshje të luajtura këtë sezonë ka shpërndarë 6.3 për duel.

 

 

 

 

Dhe pesëshën e asistuesve më të mirë në Superligë këtë edicion e përmbyll Divine Myles në 14 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në fanellën e kampionëve në fuqi të vendit tonë ka një mesatare prej 5.9 asisitime për ndeshje.AsistiOnline.com.

Komentet janë të mbyllura.