Basketboll

SONTE NGA ORA 21:00: ASISTI ME DOUBLE AKSION

RETRO ASISTI (NBA EUROPE LIVE) DHE ASISTI 416

(AsistiOnline) – Sonte nga ora 21:00 në Art Sport 1 (Artmotion) dhe Klan Kosova 00:10, ASISTI vazhdon t’ju sjell programe interesante për t’ju zbavit dhe bërë më të këndshme këto çaste të vështira të karantinës.

 

Sonte nga ora 21, ASISTI sjell aksionin e dyfishtë duke e kthyer kohën prapa dhe prezantuar njërin prej ASISTAVE më ekskluziv në histori të këtij programi.

RETRO – ASISTI: NBA EUROPE LIVE 2007

ASISTI në Artmotion ju sjell njërin nga episodet më ekskluzive në histori të ASISTIT: RETRO – ASISTIN NBA EUROPE LIVE 2007

Arsyeja pse po ju prezantojmë kte episod është intervista ekskluzive të cilën ASISTI e realizoi ditë më parë me Ermal Kuqon, basketbollistin shqiptar më të suksesshëm të gjitha kohëve lidhur me COVID19.

Dikur ylli i parketeve evropiane dhe lojtari i Efes Pilsenit, pas daljes në pension i është bashkuar stafit menagjues të njërës prej skuadrave pretendente për titull në NBA sivjet, Los Angeles Clippers.

 

 

Kjo intervistë ishte arsyeja pse po e kthejmë rrotën e historisë prapa dhe po ju emetojmë ASIST-in që ka të bëjë me NBA EUROPE LIVE dhe përballjen e Efes Pilsenit me Minesota Timberwolves.

Gjatë kësaj episode do ta shikoni edhe njërën prej intervistave më ekskluzive të asaj kohe: bisedën me David Blattin, trajnerin e Efesit që vetëm dy javë para kësaj interviste ishte shpallur kampion Evrope me Rusinë, pasi kishte mposhtur Spanjën midis Madridit, në finalen e  Eurobasketit 2007.

Të hënën nga ora 21:00 në Artmotion dhe 10 minuta pas mesnate në Klan Kosova, do të rikujtojmë intervistat ekskluzive me David Blattin, njërin nga trajnerët më të suksesshëm amerikan në Evropë që më vonë fitoj edhe titullin e kampionit në NBA me Cleveland Cavaliers dhe LeBron Jamesin kontribuoj.

Po ashtu, në RETRO ASIST do t’i kujtojmë edhe intervistat e Ermal Kuqos dhe Ekrem Memnunit, atëbotë ndihmëstrajnerit të Efes Pilsenit i cili në Efes ishte kthyer pas 2 viteve të kaluara në Kosovë, si kryetrajner i Sigal Prishtinës.

Pra, vetëm për ju dhe disponimin tuaj në këto kohë të vështira ARTMOTION sjell një prej ASISTAVE më interesant në histori, RETRO ASISTIN: NBA EUROPE LIVE 2007.

Ndërkohë double aksioni basketbollistik do të vazhdon me ASISTIN 416  dhe analizën komplete të ciklit të dytë vjeshtor të Superilgës së Meshukjve e Femrave, 5-shet dhe MVP-it e Javës, si dhe TOP aksionet.

 

EKSKLUZIVE: intervista me Ermal Kuqon në këto ditë të pandemisë.

Ermal Kuqo, basketbollisti më i suksesshëm shqiptar i gjitha kohëve që pas pensionimit u bë pjesë e skuadrës pretendente për titull në NBA, Los Angeles Clippers, të hënën nga ora 21 flet vetëm dhe ekskluzivisht për ASIST-in në Artmotion

Si po kalon dhe çka është duke bërë Ermal Kuqo aktualisht, kte do ta mësoni në ASISTIN 416.

Çka t’ju them tjetër veç se rrini në shtëpi, ruajuni nga virusi dhe kënaquni me double aksion të  ASISTIT në ARTMOTION!

 

E hënë nga ora 21, RETRO ASISTI – NBA EUROPE LIVE 2007 dhe ASISTI 416 në ART SPORT 1 (Artmotion), AsistiOnline dhe 10 minuta pas mesnate në Klan Kosova, adresat e vërteta të basketbollit në vendin tonë !

 

 

Komentet janë të mbyllura.