EKSKLUZIVE: KY ËSHTË REAGIMI I PONTE PRIZRENIT PAS ANULIMIT TË SEZONIT NGA FBK
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më simpatike në Elitën e Basketbollit Kosovar, Ponte Prizreni ka reaguar menjëherë më të marrur lajmin për anulimin e sezonit të nga FBK për shkak të pandemisë “Covid 19”.
Në lidhje me anulimin e sezonit, ekskluzivisht për AsistinOnline është deklaruar trajneri Arbnor Rifati i cili ka thëne se klubi prizrenas e përshendet një vendim të tillë pasi sporti për të gjithë është dytësor duke e krahasuar me situatën aktuale.
“Ne si klub e pershendesim këtë vendim të FBK-së pasi sporti për gjithë në këtë situatë eshte dytesorë. Me rëndesi është mirëqenja e qytetarëve. Ç’të them më shumë pos të lutemi Zotit që të kalojë kjo pandemi dhe të përgatitemi për edicionin e ardhshëm”. Tha Arbnor Rifati për AsistinOnline.com.
Komentet janë të mbyllura.