Basketboll

TOP-ASISTUESIT E SUPERLIGËS, PËR STINORIN 2019/20 [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ky edicion u ndërpre për shkak të pandemisë me COVID19 dhe kampioni nuk do të shpallet megjithatë duhet ta shohim se cilët ishin lojtarët dhe cilat ishin ekipet më të suksesshme të Superligës 2019/2020 në elementet kryesore të lojës.

Duhet theksuar se kusht për të qenë në listën e më të mirëve ka qenë zhvillimi i më shumë se gjysmës së ndeshjeve , pra 12 lojë e më tepër.  

TOP ASISTUESIT

Në top listën e asistuesve më të mirë të këtij edicioni na vjen edhe snajperisti më i mirë, Demarkus Stuckey i Lipjanit. Ai jo vetëm se bombardonte koshat e kundërshtarëve por ishte edhe zemërgjerë në shërbimin e llokumave me arra për bashkëlojtarë dhe me 6,9asistime të realizuara për ndeshje Stuckey ishte mbret i asistuesve sivjet. Menjëherë pas tij na vjen plejmejkeri i Pejës dhe reprezentacionit të Kosovës, Malcolm Armstead i cili në 16 duele për shqiponjat pejane pati mesatare prej
6.8 asistimeve. Malcolm Canada i Ponte Prizrenit përveç se ishte koshashënuesi i tretë më i mirë ai ishte edhe asistuesi i tretë më i mirë dhe në 16 ndeshjet e tij shpërndau mesatarisht nga 6.5 topa për bashkëlojtarët. Plejmejkeri Valon Bunjaku, me tu transferuar verën e kaluar nga Sigal Prishtina tek Golden Eagle Ylli fitoi hapësirën dhe minutazhen e nevojshme për lojë dhe kjo nxori në pah vlerat e tij të vërteta. Valoni ishte dirigjent fantastik i lojës së therandasve dhe në 23 ndeshjet e tij shpërndau mesatarisht 6.3 asistime.
Dhe, Top 5-shen e asistuesve të Superligës e përmbyllim me plejmejkerin e Sigal Prishtinës, Divine Myles-in që realizoi mesatare prej 6.2 asistimeve për ndeshje. Nga analizat e deritashme, është interesant të thuhet se tre lojtarë patën sukses identik në listën e koshashënuesve dhe asistuesve, duke mbajtur renditjen identike: Stuckey ishte koshashënuesi dhe asistuesi më i mirë, Armstead i treti në të dyja listat kurse Myles i pesti në të dyja elementet. Kjo është edhe e bukura e statistikave sepse na tregon shumë gjëra
interesante.

TOP ASISTUESIT
Demarkus Stuckey – 14 ndeshje (Lipjani) 6.9 ast pn
Malcolm Armstead – 16 ndeshje (Peja) 6.8 ast pn
Malcolm Canada – 16 ndeshje (Ponte Prizreni) 6.5 ast pn
Valon Bunjaku – 23 ndeshje (Golden Eagle Ylli) 6.3 ast pn
Divine Myles – 14 ndeshje (Sigal Prishtina) 6.2 ast pn

Komentet janë të mbyllura.