Basketboll

TOP-5 LOJTARËT ME MË SË SHUMTI HERË NË 5-SSHE TË JAVËS SIVJET [VIDEO+LAJM]

Prishtinë(AsistiOnline) – Edicioni i sivjetmë i anuluar i Superligës për shkak të pandemisë Covid 19,solli individë që shkëlqyen dhe dominuan më shumë se tjerët.
Me lojën e tyre ata u dalluan dhe lanë gjurmë në statistikat individuale duke dominuar dhe zënë vend shumë shpesh në Pesëshen e Javës në Asist.Me shfaqjet e tij fantastike më dominuesi prejt të gjithëve ishte gjiganti i Ponte Prizrenit, Urim Zenelaj që sivjet pati edicionin personal më të suksesshëm dhe spektakolar në elitën e basketbollit kosovar. Plotë 11 herë , që është rekord sivjet, Urimi ishte në Pesëshen e Javës. I dyti me më së shumti përzgjedhje në në Pesëshe është fluturuesi i Bashkimit, Terik Bridgeman i cili kte e bëri 8 herë ndërsa një lojtar tjetër vendor që pati stinor të shkëlqyeshëm, sidomos në pranverë, ishte plejmejkeri fantastik i
Golden Eagle Yllit dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Bunjaku i cili po ashtu u përzgjodh 8 herë.
Në pozitën 4 është qendra e Sigal Prishtinës, Fahro Alihodzic i cili sivjet ishte padyshim pika më e fortë e skuadrës kryeqytetase dhe 6 zyri vend në Pesëshen e Javës kurse Top-5shën me më së shumti prezencë në Pesëshen e Javës e përmbyll lojtari më kualitativ i huaj kte edicion, Henrik Shirko i Pejës që po ashtu 6 herë zuri vend në mesëin e më të mirëve të Javës.

TOP LISTA INDIVIDUALE: MË SË SHUMTI NË 5-SHE TË JAVËS

URIM ZENELAJ REKORDMEN I EDICIONIT 2019/2020

1. URIM ZENELAJ (PPZ) 11
2. TERIK BRIDGEMAN (BASH) 8
3. VALON BUNJAKU (GEY) 8
4. FAHRO ALIHOXHIQ (SPR) 6
5. HENRIK SHIRKO (PEJ) 6

Komentet janë të mbyllura.