Basketboll

TOP-5 REKORDMENËT E SUPERLIGËS, ME PIKË PËR NJË NDESHJE SIVJET [VIDEO+LAJM]

Sa i përket pikëve të shënuara në një ndeshje, kapiteni i Pejës Drilon Hajrizi e mbanë rekordin sivjet me 43 pikë të shënuara kundër Lipjanit, në duelin ezhvilluar me 1 dhjetor. Lojtari i dytë më efikas në një ndeshje sivjet ishte plejmejkeri i Lipjanit, Demarkus Stockey i cili me 9 tetor ndaj Ponte Prizrenit realizoi 41 pikë. Pas tij rendittet plejmejkeri i Trepçës DJ Hanes i cili në duelin e rivalëve të vjetër, Trepça – Peja me 19 tetor në Minatori kishte shënuar plotë 39 pikë kurse në pozitën e katërt është Dardan Berisha i cili ndaj Ponte Prizrenit, me 11 janar, realizoi 35 pikë. Top – 5shën e kësaj statistike e përmbyll Samir Zekiqi i Golden Eagle Yllit me 31 pikë të realizuara ndaj Feronikelit me 28 shtator 2019.

TOP LISTA INDIVIDUALE: REKORD I PIKËVE NË NJË NDESHJE

ME 43 PIKË TË SHËNUARA DRILON HAJRIZI REKORDMEN I EDICIONIT 2019/2020

1. DRILON HAJRIZI (PEJ) 43
2. DEMARCUS STUCKEY (LIP) 41
3. DJ HANES (TRE) 39
4. DARDAN BERISHA (SPR/PEJ) 35
5. SAMIR ZEKQI (GEY) 31

Komentet janë të mbyllura.