Basketboll

LISTA E TOP-5 LOJTARËVE QË REALIZUAN DOUBLE-DOUBLE-AT MË MONSTRUOZ TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Një statistikë shumë interesante dhe karakteristike është ajo e double – double-av monstruoz si i quajmë ne dhe ku prin Tamas Bruce i Lipjanit. Në fitoren sensacionale ndaj Bashkimit, me 12 janar, ai kompletoi dyshifror të dyfishte të jashtëzakonshëm me 28 pikë e hiq më pak se 24 kërcime. Një tjetër double – double të pabesueshëm e realizoi edhe gjiganti i Ponte Prizrenit Urim Zenelaj i cili ndaj Trepçës me 29 janar shënoi dy 25-she: 25 pikë e 25 kërcime. Vendin e tretë e zë kapiteni i Pejës Drilon Hajrizi i cili kundër Lipanit, me 1 dhjetor, realizoi po ashtu double double fantastik me 43 pikë e 14 kërcime ndërsa pranë tij është shoku i skuadrës, Dardan Berisha me
35 pikë e 11 kërcime të shënuara me 11 janar, kundër Ponte Prizrenit. Top 5-shin e kësaj statistike shumë të veçantë e përmbyll Devaughn Jenkins i Lipjanit, me 25 pikë e 19 kërcime të realizuara ndaj Pontes, me 22 nëntor të vitit të kaluar.

TOP LISTA INDIVIDUALE:DOUBLE – DOUBLAT MË MONSTRUOZ SIVJET

TAMAS BRUCE FUQI SHKATËRRUESE

1. TAMAS BRUCE (LIP) 28 PIKË, 24 KËRCIME.
2. URIM ZENELAJ (PPZ) 25 PIKË, 25 KËRCIME.
3. DRILON HAJRIZI (PEJ) 43PIKË , 14 KËRCIME
4. DARDAN BERISHA (SPR/PEJ) 35 PIKË, 11 KËRCIME
5. DEVAUGHN JENKINS (LIP) 25 PIKË, 19 KËRCIME

 

Komentet janë të mbyllura.